Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin në prezantimin që i ka bërë sot progres-raportit para Komisionit të Integrimit në Kuvend ka lexuar të gjitha rekomandimet që janë bërë për Shqipërinë me qëllim ecjen para në procesin e integrimit drejt BE-së.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka pyetur nëse ‘ekzistojnë 5 kushtet e integrimit’ por Vlahutin nuk ka pasur një përgjigje të qartë. Ajo zgjodhi t’i shmangej thelbit të vërtetë të pyetjes.
Duhet nënvizuar se 5 kushtet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë janë: drejtësia, korrupsioni, krimi i organizuar, administrata publike dhe të drejtat e njeriut dhe ato ishin të nënvizuara qartë dhe në progres raportin e fundit. /55news.al/