×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

A po e favorizon Komisioni i Vetingut gjyqtaren Altina Xhoxhaj?

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:56

Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj janë të dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të dy kanë rezultuar me probleme gjatë Vetingut. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po i trajton në mënyrë të diferencuar, pavarësisht situatës së njëjtë që gjyqtarët kanë përballë ligjit.

Komisioni i Vetingut ka vendosur të mërkurën që të shtyjë vendimin për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, me argumentin se i nevojitet kohë për të shqyrtuar dokumentat shtesë të sjella prej saj.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar me Xhoxhajn, tresha e komisionerëve deklaroi se gjyqtarja nuk justifikonte pasurinë. Pas këtij qëndrimi, gjyqtarja deklaroi se kishte argumenta ligjorë për të rrëzuar këtë pretendim të Komisionit të Vetingut, duke paraqitur dokumentacion plotësues.

Por, po në po të njëjta kushte, Komisioni i Vetingut nuk pranoi të shqyrtonte dokumentat shtesë të depozituara nga Fatos Lulo, i cili gjithashtu kishte pretendime mbi rezultatet paraprake të komisionerëve. Rezultati për Lulon tashmë është publik- Komisioni i Vetingut vendosi shkarkimin e tij nga detyra, për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Pavarësisht situatës së njëjtë ligjore sa u përket problematikave me pasurinë, këta dy gjyqtarë kushtetues, ndryshojnë në diçka thelbësore- në qëndrimet e tyre përsa u përket ligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi, të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Fatos Lulo, ka votuar pro kërkesës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 76, pika 2, të ligjit nr. 115/2016, “Përorganet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Gjithashtu, ai ka votuar pro kërkesës së Unionit të Prokurorëve, i cili kërkonte shquqizimin e një pjese të madhe të neneve të Kodit të Procedurës Penale. Pra, në të dy rastet, Lulo është shprehur kundër vullnetit të qeverisë dhe maxhorancës.

Ndërsa Altina Xhoxhaj ka votuar gjithnjë në favor të ligjeve të Reformës në Drejtësi, sipas variantit të miratuar nga qeveria dhe maxhoranca socialiste. Kjo sjellje “favorizuese” ndaj qeverisë, mund të ketë ndikuar që ajo, ndryshe nga disa kolegë të saj në Gjykatën Kushtetuese, të mos kishte asnjë problem për të marrë vizën amerikane në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Po ashtu, ky ndryshim mes qasjeve të tyre sa u përket ligjeve të Reformës, mund të ndikojë edhe në trajtimin e diferencuar nga Komisioni i Vetingut. Gjithçka do të sqarohet publikisht në seancën përfundimtare për rivlerësimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...