Reuters/ Rama shantazhon Europën, kthen sytë nga Rusia

E mërkurë, 25 Prill 2018 18:56

Pas intervistës në DW, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Sipas tij mbyllja e një perspektive evropiane për Shqipërinë do të linte një boshllëk që Rusia apo radikalizmi islamik do të ishin gati ta shfrytëzonin është shprehur kryeministri shqiptar.

“Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizimi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Mos lini vend bosh që të mbushet nga shtetet e tjera. Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Evropa. Pra të gjitha këto forca, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga kjo anë e Evropës. Prandaj i urrej”, është shprehur Rama. Për të ilustruar ndërhyrjen e forcave të jashtme, ai solli në vëmendje atë çfarë ndodhi në Malin e Zi, ku u tentua që nga Rusia të bëj një ‘puç’ shteti.

Kryeministri shqiptar ndodhet në Berlin, për të lobuar pro hapjes së negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor. Ai zhvilloi takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ndërsa një ditë më parë në kryeqytetin shqiptar ishte për vizitë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...