×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pse Rama i dorëzoi Certifikatat e Sigurisë për çështjen ‘Tahiri’?

E Enjte, 26 Prill 2018 11:23

Vetëm një ditë pasi kancelarja Angela Merkel, i vuri disa parakushte kryeministrit Edi Rama, për të marrë mbështetjen e Gjermanisë, ka ardhur vendimi surprizë i mazhorancës.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” do të pajisen me certifikata sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Vendimi ka ardhur pas ankesës që bënë deputetet e PD-së, duke hedhur akuza të forta se po pengohet hetimi për ish-ministrin e Ramës, kampionin e tij, Saimir Tahirin.

Kështu, deputetët e opozitës por edhe të mazhorancës do të kenë tashmë akses edhe tek dokumente të konsideruara sekrete në disa institucione të larta të vendit përfshi këtu edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Bëhet fjalë për dokumente sekret që SHISH i ka grumbulluar në kohën që Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm, dhe në kohën kur droga ishte në lulëzimin e tij.

Dokumentet në fjalë, dolën për herë të parë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku aty flitet për drejtues të lartë të policisë së Shtetit, të cilët ishin përfshirë në trafikun e drogës.

Në fakt, pretendimet e SHISH, rezultuan më pas të ishin të vërteta, pasi Tahiri u larguar si ministër dhe u kërkuar arrestimi i tij, disa drejtuese policie janë arratisur dhe kërkohen për arrestim, si dhe vetë Rama e ka pranuar problemin që ka pasur më drogë në atë kohë.

Veprimi i ditës së sotme, duket se është një dorëzim që Rama po i bën Tahirit, pasi burimet thonë se në Gjermani, në disa forma, direkt dhe indirekt, i është kërkuar arrestimi i Saimir Tahirit.

Madje, mediat gjermane flasin për një vizitë të dyshtuar të kryeministrit Edi Rama në Gjermani, pasi është bojkotuar nga disa deputetë gjerman, në darkën që ai ka shtruar në ambasadën shqiptare në Berlin.

Duket se kryeministri Edi Ram apo dorëzohet përballë presionit të Gjermanisë dhe jo vetëm për dorëzuar ish-ministrin e tij, të cilin e ka mbrojtur deri tani. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...