Basha ngushëllon familjen Buci: Qeveria në shërbim të kriminelëve

E Enjte, 26 Prill 2018 11:55

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte ditën e sotme në familjen e Agim Bucit, 52-vjeçarit, që u vra mbrëmë pas një tentative për grabitje në Kamëz.

Pasi ka bërë ngushëllimin, Basha ka pasur edhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të lërë paradat dhe fjalimet, duke u vënë në shërbim të qytetarëve.

“Ngjarje barbare. Babai i katër fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij. Bashkëshortja e tij në gjendje kritike, gjithçka në sy të djalit. I shpreh ngushëllime familjes, ndaj me ta dhimbjen e madhe. Pasiguria e familjeve shqiptare, e biznesi të vogël shqiptar ka marrë përmasa tronditëse.

Në më pak se katër javë grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por janë bërë dhe shkak për vrasje. Apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici  në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeverinë në shërbim të kriminelëve. PD do jetë në krah të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Tolerancë zero ndaj krimit dhe grusht i hekurt në zemër të krimit, politika duhet të shkëputet nga krimi. Shpreh ngushëllimet e mia edhe në emër të PD për familjen në këtë dhimbje ekstreme, uroj që nëna të rikuperohet. Pata komunikim me mjekët, shpresojmë që pas mjekimit të dalë nga kjo gjendje”-tha Basha. /55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...