Vasili: Bastardët e Bashkisë dhe Qeverisë po shkatërrojnë Teatrin

E Enjte, 26 Prill 2018 13:15

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin që ka marrë Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku ka kaluar disa prona publike disa privatëve.

Vasili thotë se kjo po bëhet për t’i hapur rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe më pas ndërtimit të disa kullave siç ka parashikuar kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Kreu i grupit të LSI-së ka shkuar edhe më tej, duke thënë se në krye të Bashkisë dhe të Qeverisë qëndrojnë disa bastardë të cilët duan që të prishin Teatrin Kombëtar.

Reagimi i Vasilit:

Vandalet e qeverise dhe te bashkise shkaterrojne Teatrin Kombetar.

Qytetaret bastarde ne krye te qeverise dhe te bashkise duan te shkaterrojne Teatrin Kombetar.
Askush nuk mund te preke vlerat kombetare te teatrit te lartesuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjizoresh.
Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombetar.
Keta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkise jane turpi i ketij qyteti, ata dhe kushdo qe do te votoje shkaterrimin e Teatrit Kombetar.
Damka e antiqytetarise se Tiranes nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit te bashkise.

/55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...