Rama në Berlin/ Berisha: Iu thye timoni, kthehet me atlete të kuqe

E Enjte, 26 Prill 2018 16:28

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, komenton vizitën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama në Berlin atje ku u takua me kancelaren Merkel e zyrtarë të tjerë. Sipas Berishës, Rama nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e Gjermanisë.

Statusi i plotë:

Timonierit i thyhet timoni!

Kthehet nga Berlini me atlete te kuqe!

Te dashur miq, Noriega u nis ne Berlin pasi, se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike, per te mbuluar deshtimet dhe rekordet e zeza si mosplotesimin e kritereve dhe standarteve te kerkuara per hapjen e negociatave, i shpalli ne stilin e eterve mizor lufte te ftohte grupit politik parlamentar me te fuqishem ne Bundestagut gjerman dhe Europe.

Shtypi gjerman njofton me transparence per takimet djeshme te piktorit deshtak. Sipas gazetes Tagesspiegel:

1- Kancelarja nuk premtoi hapjen e negociatave pasi nga parakushtet dhe kushtet per hapjen e tyre Shqiperia ka plotesuar disa gjera dhe nuk ka plotesuar kushte te tjera. Pra Shqiperia nuk ka plotesuar kushtet!

2- Deputetet e grupit CDU/CSU, ne nje akt te paprecedent kane bojkotuar darken e shtruar nga Edi Rama per shkak te fushates te luftes se ftohte, shpifjeve dhe trillimeve qe ai se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike kane ndermarre ndaj kryetarit te komisionit per Europen te Bundestagut, Krischbaum dhe deputeteve tjere te Bundestagut.

Ne takimin ne Bundestag, Rama doli nje genjeshtar i paskrupullt. I pyetur pse nuk hoqet imunitetin e Saimir Tahiri, ai u genjeu duke thene se Saimir Trafikut i eshte hequr çdo imunitet. Keshtu, ajo qe mund te thuhet per kete vizite eshte se

Timonierit ju thye keq timoni dhe nga Berilini u kthye me kepuce te kuqe!

Ketu me poshte keni artikullin e gazetes gjermane per kete vizite! sb

Gazeta e njohur gjermane zbardh detaje nga takimi në Berlin: Braktiset darka e Ramës dhe anulohet takimi në Tiranë

Që prej ditës së djeshme Edi Rama ndodhet në Gjermani në tentativë për tu mbushur mendjen se Shqipëria nën drejtimin e tij ka ecur para dhe meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, pas rekomandimit të Komisionit të dhënë pak ditë më parë.

Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin duket se ka vendosur në një farë mënyre vendimin që pritet të marrë Gjermania.

Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur sot detaje nga ajo që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, ku deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin.

Pala gjermane, deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e Edi Ramës, duke mos shkuar. Sipas asaj që shkruar Tagesspiegel, vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.

Por kjo është vetëm gjysma e dështimit të Ramës, pasi gjysma tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Gunther Krischbaum dhe kreu i Bundestagut, Ëolfgang Schäuble mësohet se kanë pasur një takim me Edi Ramën gjatë paradites, duke e marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi mësohet se është zhvilluara para se Edi Rama të takonte kancelaren, Angela Merkel.

Pas takimit me kreun e Bundestagut dhe Krischbaumit mësohet se deputetët gjermanë kanë vendos të anulojnë edhe një vizitë në Tiranë të parashikuar për në fillim të majit.

Sipas Tagesspiegel, këto zhvillime të djeshme dhe të sotme janë një ogur i keq para vendimit që pritet të marrë Gjermania në lidhje me vendimin për ti hapur bisedimet me Shqipërinë.

https://m.tagesspiegel.de/…/albanien-und-die-…/21214028.html

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...