Erë e re protestash po fryn në Shqipëri

E Enjte, 26 Prill 2018 16:27

Dita e sotme ka patur disa zhvillime pozitive përsa i përket reagimit qytetar kundër pushtetit të arrogancës. E enjtja nisi me protestën e artistëve përpara Bashkisë së Tiranës që kërkon me ç’do ngulm shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e disa kullave gjigande në këtë truall, për të vazhduar me protestën e Shoqërisë Civile kundër një tjetër vendimi të Erjon Veliajt që  parashikon ndërtimin e lokaleve mbi lulishten e “Parkut Rinia”.

Orikum

Gjithashtu në protestë ishte sot një numër i madh i banorëve të Orikumit. Ata pezulluan mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës me rrugën Transballkanike. Janë 28 familje të cilat nuk kanë përfituar dëmshpërblim, ndërkohë që prej 4 muajsh nuk marrin as qiratë e banesave ku janë vendosur, në pritje të dëmshpërblimit. Banorët e Orikumit dhe lagjes “Kushtrimi” kanë kërkuar edhe prezencën e kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, i cili nuk ishte në sallë. “Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen”, shkruhej në pankartat e protestuesve. Me protestën e banorëve janë solidarizuar edhe këshilltarët e djathtë, të cilët kanë bojkotuar mbledhjen me pretendimin se kërkesa e banorëve nuk është futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Pogradec

Po sot dhjetëra tregtarë në qytetin e Pogradecit të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës kanë dalë në protestë kundër përfshirjes në skemën e TVSH për bizneset e vogla. Tretarët shprehen se nuk e përballojnë dot koston e lartë dhe se po detyrohen të mbyllin bizneset dhe se disa prej tyre kanë falimentuar.“Protestojmë për vendosjen e tarifës së TVSH. Nuk e përballojmë dot koston e lartë. Po detyrohemi të mbyllim bizneset. Disa prej bizneseve kanë falimentuar. Me të ardhurat në mbajmë familjet tona. Qeveria duhet të vendose taksa për biznesin e madh. Do vazhdojmë me protesta derisa të hiqet kjo taksë”- janë shprehur tregtarët. Ndërkohë deputeti i PD, Klevis Balliu i bëri apel qeverisë të heqë menjëherë taksën për biznesin e vogël. “I bëj apel qeverisë të hape veshët. Taksa për biznesin e vogël duhet të hiqet menjëherë. Do të përshkallëzojmë protestat jo vetëm në Tiranë por në çdo qytet”- tha ai.

Shqipëria ç’do ditë në protestë

Që prej deklaratës fyese të Ramës, drejtuar shqiptarëve, që i karahason ata me organin gjenital, një tjetër erë po fryn në Shqipëri. Të irrituar nga arroganca qeveritare, qytetet e vendit janë ndezur nga reagimi qytetar. Kukësi u shndërrua në qytetin simbol të reagimit, për tu shtrirë më pas në të gjitha qytetet dhe fshatrat shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...