Vlahutini i fshehu parakushtet e Merkelit nga progres-raporti

E Enjte, 26 Prill 2018 20:45

 

Progres-raportit, që shpërndau  Romana Vlahutin dorazi nëpër institucionet qeveritare dhe shtetërore, po i del boja dhe po demaskohet të jetë një hartim me temën “Sa i bukur Edi Rama”. Pas çmontimit  që ju bë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, është vetë Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, e cila ja tha në sy kryeministrit se "Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh”.

Por, parakushtet për të cilat flet kancelaria Merkel shkojnë përtej 5 prioriteteve klasike  dhe nën një lexim gazetaresk janë qëmtuar nga mediat gjermane se bëhet fjalë për mungesën e arrestimi të Tahirit.  Gazeta gjermane "Die Welt" shkruan se ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, pasi kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës."

Po, ashtu vetë partia socialdemokrate, simotra e Partisë Socialiste, shprehet me rezerva për hapjen e negociatave. Por, mesa duket, të gjithë këto kushte që përmblidhen tek arrestimi i Sajmir Tahirit nuk janë përmendur fare në progres-raportin e Romanës.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 20:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...