×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kim Mehmeti: E pamundur të bindësh një piktor të parealizuar

E Enjte, 26 Prill 2018 20:54

Shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka pasur një reagim të ashpër në lidhje qëndrimin e Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe ndërtimin e një godite të re të rrethuar me disa kulla.

Mehmetai thotë se si piktor i dështuar është shumë të presësh ndryshe nga Edi Rama që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonte të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte memorien, por harresën.

“Siç duket Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur të mos tërhiqet dhe ta shembë godinën e tanishme të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe, siç thotë ai, mbi gërmadhat e së shkuarës, të ngrihet teatri i ri! Ku ta dish, mbase është e pamundur që, një piktor të parealizuar siç është ai, ta bindësh se godina e Teatrit Kombëtar nuk janë muret që ai ka, e as vetëm skena ku aktorët i kanë jetuar ëndrrat e tyre artistike, por ajo godinë është kalendari, ku janë shënuar ditët e lavdishme të kulturës sonë, si dhe pasqyrë, ku shihen fytyrat e atyre që lartësuan kullën shqiptare të artit skenik!

Po pra, siç duket ne presim të pamundurën nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë: që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonin të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte mbëmendjen, por harresën! Kështu shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lloj rrënimi i mbëmendjes dhe i kujtesës sonë, siç është edhe shlyerje e begatisë së formës artistike që është realizuar në skenën e tij!”, shkruan Mehmeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...