×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: 'Zhvillime jo të favorshme pas rekomandimit të Komisionit Europian për..."

E Enjte, 26 Prill 2018 23:22

Ish-kryeminisri, Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një përshkrim më të fundit të situatës ku ndodhet Shqipëria në lidhje me çështjen e rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në.

Sipas Berishës, situata gjeopolitike nuk është aspak në favor të vendit, kjo për shkak të paaftësisë së qeverisë "Rama", e cila nuk ka llogaritur si duhet pengesat që mund të vijnë rrugës, gjatë këtij procesi.

Ja statusi i Berishës në Facebook:

"Zhvillime jo te favorshme pas rekomandimit te Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, pas Berlinit nje dush tjeter i ftohte vjen nga Athina!

Sot ne Athine Presidenti i Komisionit Europian Juncker deklaroi se rekomandimi per hapjen e negociatave te anetaresimit per Shqiperine dhe Maqedonine nuk lidhet me data por me progresin e bere ne permbushje te kritereve qe kerkon Bashkimi Europian.

Ne rastin e Shqiperise gjithçka lidhet me konstatimin e perhapur keto dite te mosplotesimit te kushteve nga qeveria shqiptare per hapjen e negociatave!

Ketu me poshte keni lajmin per deklaraten e Presidentit te Komisionit Europian, Juncker ne parlamentin e Greqise pas vizites se Rames ne Berlin. sb

Nga Athina kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker bëri të qartë se rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk lidhet me data, por me progresin e bërë prej tyre në përmbushje të kritereve që kërkon Bashkimi Europian.
“Kur Komisioni propozoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të thotë se kemi përcaktuar një datë. Ne nuk mbështetemi në deklarata jo reale. Gjykimi për gjithkënd do të jepet në bazë të vlerave të tyre”, raporton Klan",- mbyll Berisha postimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...