Krichbaum, tjetër ‘shuplakë’ Ramës, anulon vizitën në Tiranë

Premte, 27 Prill 2018 11:31

Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman dhe një nga figurat kryesore qeverisëse të kancelares Angela Merkel, pasi është përplasur me Edi Ramës gjatë vizitës së këtij të fundit në Berlin i ka dhënë një tjetër ‘shuplakë’ kryeministrit shqiptar.

Zyra e Gunther Krichbaum-it, i tha Deutsche Welle se tashmë është anuluar edhe vizita që Gunther Krichbaum kishte planifikuar të bënte në Shqipëri në fillim të muajit të ardhshëm. Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Evropian, bëri sikur u distancua nga akuzat që i janë bërë zyrtarit gjerman, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjurit ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. “Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh”, i tha Deutsche Welles referenti i një deputeti që kishte refuzuar pjesëmarrjen në darkën e kryeministrit.

Krichbaum ndërkohë, pas kthimit të Ramës në Tiranë e konfirmoi edhe njëherë hapur qëndrimin e tij  kundër çeljes së negociatave me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, pasi është bërë shumë pak në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...