DASH: Tirana, rrezik i lartë për krime që prekin qeverinë amerikane

Premte, 27 Prill 2018 11:46

"Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit e konsideron Tiranën si vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane". Këtë deklaratë të DASH e ka risjellë në vëmendjen e opinionit publik, Luan Rama, Zëvendëskryetar i LSI, i cili ka publikuar edhe dokumentin përkatës.

Postimi i plotë e Luan Ramës

Pa koment: Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!

Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!

Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:

=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore”.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 21:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...