Pas akuzave të PD, Rama tërheq urdhrin për DSIK, gati certifikatat e sigurisë

Premte, 27 Prill 2018 11:57

Vetëm pak ditë pas akuzave të PD për vonesa në pajisjen e deputetëve të komisionit hetimor Tahiri me certifikata sigurie, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar njofton se në fakt dokumentet janë gati dhe gjithçka varet nga paraqitja e deputetëve demokratë për formalitetet e nevojshme. Në një përgjigje oranews, DSIK njofton se certifikatat janë lëshuar që prej datës 24 prill dhe janë gati. "Deputetët duhet më parë të nënshkruajnë për njohjen e procedurave të sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e sigurisë", thuhet në përgjigjen e DSIK.

"Në përgjigjen e DSIK thuhet se më datë 24 prill 2018 ka lëshuar Certifikatat e Sigurimit të Personelit në rrethanat e urgjencës së jashtëzakonshme për deputetët: Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj dhe Klotilda Bushka me afat vlefshmërie deri më datë 23 maj 2018".

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar u vu pak ditë më parë në qendër të akuzave të PD për vonesa në pajisjen e deputetëve me certifikatat e sigurisë. Ankelejd Alibeaj tha se kjo po pengonte punën e komisionit hetimor. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...