“Rama gënjen, vjedh dhe shkatërron biznesin e vogël për hesap të oligarkëve”

Premte, 27 Prill 2018 12:24

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka quajtur Ramën një gënjeshtar i cili vjedh dhe shkatërron biznesin e vogël për të majmur oligarkët e tij.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës për barrën fiskale të biznesit të vogël. Vasili e quan grabitqar Kryeministrin por edhe shumë injorant që është edhe kundër FMN-së edhe kundër Bankës Botërore boll që të shkatërrojë biznesin e vogël që punën e mundin e këtij të fundit ta gllabërojnë oligarkët

“Kryeministër gënjeshtar, vjedh dhe shkatërron biznesin i vogël për hesap të oligarkëve. Biznesi i vogël ka 100% të drejte që është kundër TVSH. Këtë të drejtë biznesit të vogël ja ka dhënë edhe FMN, edhe Banka Botërore. Kryeministri shumë grabitqar por edhe shumë injorant është edhe kundër FMN-së edhe kundër Bankës Botërore boll që të shkatërrojë biznesin e vogël që punën e mundin e këtij të fundit ta gllabërojnë oligarkët. Kryeministri është kundër biznesit të vogël me qëllimin që ai të falimentojë dhe mijëra njerëz të tjerë të ikin nga Shqipëria dhe ky të realizojë strategjinë e zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët. Mos e besoni kurrë kryeministrin. Ai e urren këtë vend dhe mezi pret tu rrëmbejë edhe lekët e fundit dhe të ike pastaj nga Shqipëria. Shqiptarët janë pa drejtim”, shruan kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 12:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...