×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mblidhet Asambleja e PS, ditë e Vështirë për Spiropalin

Premte, 27 Prill 2018 19:07

Ditën e nesërme në orën 10:00 në ambientet e Hotel Tirana International do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Mësohet se asambleja do të hapet me fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe më pas radhën do e ketë Elisa Spiropali, “Vajza e Doganave” për një raportim të gjatë mbi ecurinë e Bashkëqeverisjes së  socialistëve me qytetarët.

Pjesa më e vështirë në raport mësohet të jetë krahasimi i jetesës luksoze të Spiropalit me qytetarët e thjeshtë. Nga njëra anë Spiropali me makinën e saj luksoze, 54 mijë euro, dhe nga ana tjetër, Bajrami, tregtari që në fund të Prillit do bëjë bilancet e kioskës së tij që këtë muaj u taksua më shumë për shkak të futjes në TVSH.

Nga njëra anë e raportit do të jetë Spiropali e në anën tjetër, taksixhiu që u mashtrua me tollonat e naftës “Gulf”.

Bilanci mësohet se do të vijojë me Spiropalin në njërën anë dhe në anën tjetër qytetarët kuksianë që i treguan Ramës se edhe pse në varfëri “u ngrihet”.

Bashkëqeverisja me qytetarët përmend edhe “Trupën Teatrore të Qeverisë Rama”, përballë Trupës Teatrore të Teatrit Kombëtar, ajo e para për suksesin në mashtrim dhe ajo e dyta për dështimin në zmbrapsjen e Erjon Veliajt nga Kullat.

“Lali Eri” zë një pjesë të madhe të raportit që do të lexojë “Vajza varfanjake e Doganave”. Ky i fundit ka marë meritat e përgatitjes së terrenit për vënien në punë të makinerisë më të madhe të pastrimit të parave të kanabisit. Numri i Kullave në Tiranë po rritet si pikët e tenisit 15-30-40.

Në raport nuk janë përmbledhur arritjet më të fundit të “Bashkëqeverisjes”, arritje si ajo e djalit të Sadri Abazit me tenderat 4 milionë euro apo tenderat 25 milionë dollarë të  Safet Gjicit. Mospërfshirja e tyre është vetëm për shkaqe teknike, pasi u publikuan vetëm ditët e fundit, ndërkohë që Spiropali e kishte përmbyllur raportin./Redaksionale

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...