×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama fsheh dështimet me kërcënime

Saturday, 28 Prill 2018 12:23

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama tha se s’ka ende shumë punë për të bërë, por sipas tij po ecet në rrugën e duhur.

Rama tha se arritjet e deritanishme nuk mjaftojnë, por sipas tij kur qeveris e djathta ka edhe më keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë. Rama hodhi akuza në drejtim të opozitës kur tha se ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin.

 

 

“Këtu u thanë gjëra të vërteta por ne e kemi të nevojshme që të hyjmë në një fushatë të mirëfillte me angazhimin tonë për të shkuar qark më qark dhe bashki më bashki dhe për të folur jo për çfarë kemi bërë, pro për çfarë presin njerëzit prej nesh.

Opozita nuk vjen në parlament për të sjellë njerëzit ne kemi marrë një mandat që ne thelb ka bashkëqeverisjen me njerëzit. Përpjekjet prej nesh janë të shumta, por rezultatet janë të pamjaftueshme.

Ne sot jemi në kushtet kur kemi marrë një rekomandim nga KE dhe nëse do citoja reporterin e KE që tha se asnjë vend nuk ka bërë më shumë se Shqipëria, mbase do mjaftonte për të thënë se ne i kemi bërë të gjitha.

Por ne duhet të bëjmë më shumë. Njerëzit mjafton me faktin se kur qeveris e djathta ka edhe me keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë.

Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen që ne nuk i vrasim rrugëve, apo që t’i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të respektuar dinjitetin e tyre. Ne jemi forcë e të ardhmes dhe ata janë forcë të shkuarës. Ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin”- tha Rama./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...