Rama sulmon çdo bërthamë opozitare PD-LSI nga mundësia e zgjedhjeve të parakohshme

Saturday, 28 Prill 2018 20:32

Nga Fahri Balliu

Me gjithë tollovinë e jashtëzakonshme dhe konfuzionin që ka në ekonomi, në rend... shtuar skandalet publike, Rama gjen kohë të shpikë e të investohet në sulme brenda dhe jashtë kundër PD-LSI dhe bërthamave të tjera opozitare. Ai investohet në gazeta të huaja, nëpër akuza qesharake të paguara, herë me rusë herë pa rusë, herë  edhe me nëna jo aq të virgjëra. 

Këtë e bën me një angazhim parësor, sidomos tani, sepse, po i rrëshqet toka nën këmbë, anija e tij po fut ujë, dhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme është shfaqur në horizont. Kontakti i tij me ndërkombëtarët dhe ekspertiza e tij mbi ta i ka dhënë rezultat negativ sa i përket rezistencës së tyre dhe mbështetjes për të.

Rama ka filluar të lexohet brenda dhe jashtë, me shenja të forta të pushtetit personal, me frenimet e reformës për shkak të korrupsionit personal, familjar dhe partiak. Në këtë kushte, Rama nuk është më lojtari që frymëzonte shpresë si prestigjiator.

Ndërkombëtarët, ashtu si dhe shqiptarët, po kuptojnë se nga kapelja e tij nuk del më lepur apo pëllumb, por një gjarpër helmues me drogë, para krimi dhe afera që synojnë vetëm një serial vjedhjesh. Ky oreks i pangopur i tij, sigurisht do ta plandos tek zgjedhjet e parakohshme.

Blerjet dhe mendjemadhësia apo marifetet me numra votuesish të futur në administratë, të shitur e të blerë, nuk janë më vitrinë me shkëlqim por një tepsi ku peshku është qelbur i tëri, nga bishta dhe nga koka. Prandaj, ai është i angazhuar në sulme të drejtpërdrejta sikur të jetë në fushatë./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...