Basha i vendosur: Do të shpëtojmë Shqipërinë nga bandat e pushtetit

Diel, 29 Prill 2018 11:40

Kreu i PD-së Lulzim Basha u prit me brohoritje dhe duartrokitje të shumta, kur doli para demokratëve në Kuvendin Kombëtar.

Basha përshëndeti pjesëmarrësit, dhe në mënyrë të veçantë ish-liderin historik të PD-së Sali Berishën, dhe ish-presidentin Bujar Nishani.

Kreu i PD-së ka renditur të gjitha arsyet se përse është koha për të nisur një rrugëtim të ri për PD dhe për të gjithë shqiptarët.

Për Bashën, qeveria e Edi Ramës ka shkatërruar ekonominë, sistemin arsimor, ka zhdukur konkurrencën e lirë, ka vjedhur taksat dhe paratë publike, ka rrënuar shëndetësinë, ka plaçkitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka demoralizuar brezin e ri, ka mbushur vendin me drogë, ka futur kriminelët në zyrat e shtetit, ka shkretuar Shqipërinë duke detyruar qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugën e mërgimit, dhe për të gjitha këto shqiptarët udhët të ngrihen për të rrëzuar këtë qeveri.

Ne sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar sistemin tonë arsimor, ka zhdukur konkurrencën e lirë, ka vjedhur taksat dhe paratë publike, ka rrënuar shëndetësinë, ka plaçkitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka demoralizuar brezin e ri, ka mbushur vendin me drogë, ka futur kriminelët në zyrat e shtetit, ka shkretuar Shqipërinë duke detyruar qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugën e mërgimit.

Kjo qeveri ka kaluar pushtetin në duart e bandave dhe të oligarkëve, ka braktisur njerëzit, ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale e cila vetëm qytetarëve nuk ju shërben.

Ne sot kemi një qeveri që ngriti sistemin më të sofistikuar të shitblerjes së votës, një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.”, tha Basha.

Basha u shpreh se është i vetëdijshëm se nuk ishte e mundur për të garantuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme, por ka ardhur koha që t’i thuhet KURRË MË.

“Por ne nuk duhet të biem në rehati nga justifikimet. Ne duhet të gjejmë guximin dhe ta pranojmë: PO, ata kanë dështuar – por edhe ne nuk ja dolëm.

Ne nuk ja dolëm ta kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja dolëm të ndanim njëherë e mirë politikën nga krimi, nuk ja dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politikë ti çonim para drejtësisë. Por në këtë Kuvend të madh kombëtar, duke lënë pas humbjen dhe zhgënjimin, le ta shikojmë sot njëri-tjetrin në sy dhe të themi njëzëri: KURRË MË!!

Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë, të gatshëm për te nisur një tjetër rrugëtim te madh dhe te suksesshëm për Partine Demokratike dhe për Shqipërinë europiane.”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së është i bindur se të gjithë shqiptarët po presin PD për ti drejtuar për t’u çliruar nga qeveria e krimit e Edi Ramës.

Plot besim tek vetja, por mbi të gjitha plot besim tek vlerat dhe tek vizioni që ne ndajmë me njëri tjetrin. Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne. Është një pritje e thellë në kufijtë e dëshpërimit. Sepse këto nuk janë kohë të mira për Shqipërinë.”, tha Basha.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 13:23

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...