E enjtja shënon nisjen zyrtarisht të aksionit opozitar për mosbindje civile. Veriu do të mblidhet në kryqëzimin e Milotit, aty ku porta hyrëse për në veri ndahet edhe me rrugën e Kombit.
Mbi udhëzimet e dhëna nga qendra, demokratët e Shkodrës mblodhën kryesinë, ku të pranishëm ishin edhe deputetet e qarkut. Kryetari i degës lokale Ramiz Çobaj renditi një sërë arsyesh përse qytetarët dhe opozita do të protestojnë deri në mosbindje civile përballë qeverisë Rama.
Çobaj u ndal edhe tek përmbytjet e Shkodrës, ku ndonëse qytetarët e këtij rajoni përballeshin me një situatë emergjence, kryeministri nuk gjeti kohë ti vizitojë.
Partia demokratike dhe lëvizjes socialiste për Integrim së bashku edhe me aleatët e tjerë opozitar kanë zgjedhur t’i përgjigjen me këtë formë qeverisë Rama, pas shkëndisë që dhanë banorët e Kukësit për taksën e rrugës së kombit.