Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua pasditen e sotme me eurodeputetin Knut Freckenstein, të cilin e informoi rreth situatës në vend, pas protestës në Kukës
Basha i tha reporterit të BE-së për Shqipërinë se Rama po instalon një system autokratik ku po kontrollon të gjitha pushtetet.
“Sot 11 qytetarë të varfër janë në burg sepse refuzojnë një taksë që nuk e paguajnë dot”- u shpreh Basha.
Ai i tregoi eurodeputetit faktet se qytetarët kuksianë u arrestuan në mënyrë të padrejtë pa prova dhe pa urdhër-arreste nga prokuroria.
“ Me urdhër të Edi Ramës policia dhunoi sot deputetët e opozitës” tha Basha.
Lulzim Basha rikonfirmoi vendimin e opozitës për vazhdimin e “mosbindjes civile”, duke e siguruar Fleckensteinin se opozita do jetë pranë qytetarëve në refuzimin që këta të fundit do i bëjnë grabitjes dhe padrejtësisë qeveritare.