×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Llogaridhënia’ e Ramës, pse nuk po mashtrohen më qytetarët

E mërkurë, 02 May 2018 12:08

Qeveria "Rama" ka nisur sot fushatën propagandistike të "llogaridhënies publike", ku të vetmit "viktima" të llogarisë janë vetëm disa drejtorë periferikë.

Duke paraqitur para qytetarëve punën e bërë deri tani në kuadër të premtimeve për punësim, Rama ka ngritur habinë se përse qytetarët nuk po mashtrohen më prej demagogjisë së punësimit e cila në realitet po prodhon vetëm të papunë.

Fushata e llogaridhënies publike që në fakt është sërish fasada e radhës, nuk ka përmendur deri tani asnjë ministër ose zv.ministër si përgjegjës, edhe pse mjaftë projekte të ministrive janë lenë ne mes, ose nuk kanë nisur.

Por kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha më pas se, procesi i llogaridhënies dhe analizës në nivel ministrash përballë grupit parlamentar ka përfunduar, duke justifikuar kështu përgjegjësit kryesor.

Balla ka informuar se, është hartuar një raport i performancës së secilit prej ministrave në sektorin që ai mbulon. Pra, Edi Rama disponon punën e secilit prej ministrave.

Shtatori, sipas tij, do të jetë muaji i ndryshimeve. Por çfarë pret Rama deri atëherë?

Që të shikojë si do sillet populli me ministrat në bazë? Që takimet me bazën janë kthyer në një shoë mediatik, ku të pranishëm ka më shumë pjesë të administratës sesa popull, kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Me raportin e secilit në dorë, Rama do të presë 5 muaj për të vendosur…

A është shtatori shashka e radhës e Ramës për të tërhequr vëmendjen apo një hile e tij ndaj ndërkombëtarëve pak para vendimit të qershorit për hapjen ose jo të negociatave? Kjo mbetet për t’u parë./55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...