'Llogaridhënien Qytetare’ Rama e kthen në numërim arritjesh imagjinare

E mërkurë, 02 May 2018 18:45

Rama është mësuar të bëjë shumë zhurmë dhe aspak punë dhe këtë e tregoi edhe sot ku në të ashtëquajturën “Llogaridhënia Publike e Qeverisjes” ai filloi të numëronte ‘’ ‘arritjet’ dhe fitoret e qeverisë.

Mesa duket me ‘Llogaridhënie Publike’ Rama nënkupton fjalimet propaganditistike të tij dhe deputetëve të PS për arritjet imagjinare të një qeverisjeje që i duket vendim i drejtë heqja e ndihmës ekonomike për shumë familje shqiptare.

“Sot jemi këtu për të filluar një fushatë llogaridhënie publike, e cila do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë dhe ku do të përfshihen të gjithë anëtarët e qeverisë. E bëjmë këtë pas 6 muajsh qeverisje, jo për të bërë paradë arritjesh, që nuk mungojnë, por për të vazhduar të ndërtojmë urën e bashkëveprimit me njerëzit, në funksion të aleancës së vetme, që kemi dëshiruar dhe jemi zotuar dhe që na detyron të gjithëve ta kthejmë në një realitet të prekshëm për qytetarët”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë, atë që tha në Asamblenë e Partisë Socialiste, se kjo parti konkuron vetëm me veten.

“Duhet të ndërveprojmë së bashku, duke filluar nga vetja. Nga vetja, sepse problemi më i madh dhe kundërshtari i vetëm që ka PS është vetja. Ne nuk na mund dot askush tjetër, por që të bëjmë realitet gjëra të cilat mund dhe duhet ti bëjmë realitet duhet të jemi vetë-kritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja.”

Rama tha se duhet të ketë komunikim direkt me qytetarët dhe jo nëpërmjet televizioneve, sepse sipas tij këto mjete komunikimi janë të pandershme. Kjo deklaratë e kryeministrit, duket mjaft e habitshme, sepse ai është LIVE në thuajse të gjitha televizionet sa herë që flet, ndërkohë që “arritjet” e qeverisë dhe kasetat e gatshme, parakalojnë në të gjithë edicionet e lajmeve të televizioneve shqiptare.

Kryeministri, deklaroi edhe arritjen e dy objektivave të cilat i quan historike, si vettingu dhe rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe pse është hera e dytë që Shqipëria merr një rekomandim pozitiv, Rama vijon ta quaj herën e dytë, një ngjarje historike.

Rama dëgjoi edhe pyetjet e disa qytetarëve, të cilave i’u përgjigj kryesisht me batutat e tij karakteristike, të cilat fatëkeqësisht janë aq të pakripura, sa pjesëmarrësit duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të qeshur.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...