Rama mbledh militantët me pyetje të porositura

E mërkurë, 02 May 2018 19:22

Gjatë një bashkëbisedimi në kuadër të ‘llogaridhënies me qytetarët që qeveria “Rama" mbajti sot nuk kanë qenë të paktë edhe qytetarët që i bënë e elozhe qeverisë Rama. 

Disa nga pyetjet që iu bënë Ramës ishin pikërisht ato që i jepnin hapësirë kryeministrit të fliste dhe të bënte propagandë të projekteve që pritet të realizojë qeveria e tij. Këto pyetje të qytetarëve të bëjnë të kuptosh se e gjithë kjo mbledhje është një shfaqe teatrale e inskenuar nga kryeministri vetëm për të bërë propagandë.

Pyetjet e qytetarëve e kthyen vëmendjen edhe nga Veliaj duke e pyetur për mësimin me turne në shkollat e kryeqytetit, duke i dhënë kështu mundësi “Lalit” të ripërsërisë edhe njëherë projektet e tij për ndërtim shkollash të reja.

Por nuk mjaftoi me kaq. 

Një punonjës bashkie kërkoi rritje rroge meqë Lali Eri, sipas tij, i mban në punë 365 ditë të vitit dhe jashtë orarit pasi punojnë shumë.  

Qytetari:

Kam vetëm një kërkesë për Veliajn. Të rrit vetëm pagat e bashkisë se na gordhi në punë.

Rama:

Duke gjykuar nga perimetri i barkut tënd duhet të punosh më shumë. Mban edhe një tjetër në krahë ti më gjithë ato kilogramë që ke.

Ndërsa një tjetër i lutet Ramës që mos lerë pushtetin pasi vetëm ai mund ta bëjë këtë vend.

Por ku shkoi “Llogaridhënia me qytetarët”? A thua që populli ynë ka pak probleme? A mendoni se shqiptarët janë kaq shumë të kënaqur  me 5 vite të qeverisë Rama? Mesa duket  Rama ka nisur fushatën e re të propagandës

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...