Zëdhënësja e PD-së: Bashkia i dha tenderin ofruesit me çmimin më të lartë, mikut të Veliajt

E mërkurë, 02 May 2018 19:43

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tender të dhënë së fundmi nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në “facebook’ Zhupa thotë se Bashkia i dha tenderin ofertuesit më të lartë me 100 mijë dollar diferencë nga ofertuesi i dytë.

“Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije dollar diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije dollar per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.”

Në postim shkruhet se babëzia e oligarkëve po manipulon edhe për ushqimin e fëmijëve, “Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te femijeve.”

Postimi i plotë:

Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije dollar diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije dollar per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.

Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te femijeve.”

Merret tenderi ne vleren me te larte, afer asaj limit nga Nikolin Jaka duke skualifikuar firmat e tjera me oferte me te ulet. Plot 100 mije dollar me shume, fut ne xhep dyshja Jakaj-Veliaj. Firma e dyte “ Delta Doni” e ankimon vendimin por me institucionet e rilindjes e drejta eshte ceshtje oligarkesh dhe parash. Nikolin Jaka kryetari i dhomes se tregtise, njihet per miqesine me Veliajt, te cilin e pagezoi me cmimin Administratori i vitit 2017 qe e perdori Erioni per propagande suksesi.

Ne foto gjenden:

  1. 1. Vendimi i Institucionit te Bashkise qe perzgjedh fituese kompanin AGS sh.p.k me oferten me cmim me te larte
  2. 2. Vendimi i Komisionit Prokurimi Publik ku nuk pranon ankimin e kompanive te tjera me oferte me te ulet
  3. 3. Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet pronesia e AGS sh.p.k ne pronesi te familjares se Nikolin Jakes .

4.Foto nga miqesia e njohur dhe cmimi qe i japin njeri tjetrit Jaka/ Veliajt

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 19:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...