"Jam drejtori i famshëm i zyrës luksoze në TVSH" Kush është socialisti që lavdëroi Ramën

E mërkurë, 02 May 2018 19:45

Në amfiteatrin e Tiranës tek kodrat e Liqenit Artificial, u zhvillua këtë pasdite aktiviteti për llogaridhënin e Qeverisë. I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj pyetjeve që kishin qytetarët. Por, nuk ishin të pakta ato pyetje kur shkaktuan edhe të qeshura në publik.

Rasti i parë

Qytetari: Faleminderit shefi i madh, ti je arkitekti i ndryshimit.

Edi Rama: Leji këto dhe bëni pyetje nga ato, nga muhabetet që bëni përditë prapa krahëve.

Qytetari: S’janë prapa. Unë kisha një kërkesë për lali Erin. Vërtetë i ka rritur ato taksa, por ne jemi dakord si qytetarë të Tiranës, por vetëm që të rrisë çik pagat për Bashkinë. Se na “ngordhi” në punë. 24 orë në 7 ditë në 365 ditë të vitit.

Edi Rama: Duke gjykuar nga perimetri i barkut tënd, mendoj që duhet të punosh më shumë se je jo vetëm larg “ngordhjes”, por rrezikon nga ngarkesa e tepërt.

 

Rasti i dytë

Qytetari: I nderuar Kryeministër, të falenderoj…të tilla evente duhen gjithmonë. Nëse të kujtohem jam ai drejtori i famshëm i asaj zyrës luksoze të TVSH-së. Nuk dua të kërkoj punë…

Edi Rama: Drejtori i famshëm i kujt?

Qytetari: I asaj zyrës luksoze. Nuk e di nëse e mban mend apo jo në 2015.

Edi Rama: I cilës zyrë luksoze?

Qytetari: Te TVSH-ja.

Edi Rama: Te tvsh-ja e biznesit të vogël?

Qytetari: Radio Televizioni Publik Shqiptar. Unë nuk dua të kërkoj punë në fakt, jo se i kam punët mirë, i kam shumë herë më keq. Por nga trashëgimia që kam nga familja ime e kam pritur këtë ditë të të falenderoj për drejtësinë e mbajtur në atë kohë ndaj meje. Dhe të jam mirënjohës jo vetëm ty, por të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time sepse isha i vetëm dhe vetëm juve ju kisha si pikë referimi për drejtësinë. Në radhë të dytë, nëse do më lejoje të falenderoj në emrin tim të familjes dhe të gjithë atyre anëtarëve që më kanë mbështetur, por të kërkoj dhe 2 minuta kohë nga koha jote që të paktën të të flisja përballë nga afër, jo publike.

alban hoxha.jpgalban 3.jpgalban 2.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 19:57

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...