×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama përsërit fjalimin e diktatorit “kur flet klasa, nuk flet burokratizmi”

E mërkurë, 02 May 2018 20:12

Dje, kryeministri i vendit, Edi Rama, shpalli një lloj fushate “për dhënie llogari” përpara popullit e cila na çoi në kohën e origjinës së partisë së tij. dikur në diktatorë, kohë pas kohe, dilnin nisma me karakter “revolucionar”, në të cilat synohej të vihej nën trysni burokracia në mënyrë që të ishte sa më e përkushtuar ndaj revolucionit.

Këto lloj nismash synonin të paraqisnin në popull “përsosmërinë” e udhëheqjes së partisë dhe të gjitha defektet t’ia kalonte burokracisë. Në atë kohë harrohej ligji (pavarësisht se i gjithë legjislacioni kishte problematikat e veta) dhe shiheshin nismat. Me të njëjtën metodologji po vepron Rama. Llogaridhënia e qeverisë është para Kuvendit.

Qeveria nuk jep llogari te parku i liqenit, pavarësisht se për komunistët në këto vende shfaqet edhe forma jo normale dashurie. Llogaria me shfaqje televizive me regji të Ramës, synon shkëputjen e vëmendjes nga gjithë ky korrupsion që e ka zënë për fyti Shqipërinë.

Përditë e më tepër flitet me tonelata drogë që kapen, për tendera, koncesione, abuzime me pushtetin, keqësim të marrëdhënieve me aleatin tonë madhor e strategjik, SHBA-në, etj. Këto mangësi të kësaj qeverisjeje pa frikë të themi kriminale, nuk korrigjohen me shfaqej folklorike se fajin e kanë drejtorët, etj. Se Rama vepron në harmoni të plotë me strategjinë e tij.

E nis në fillim me shkarkimin e drejtorëve të cilësuar “burokratë” se nuk zbatuan “porosinë” e masave, e vazhdon me promovimin e këtyre teknikave. Në komunizëm partia është “pararoja e klasës punëtore”. Rama e kupton dhe e promovon mirë këtë tezë.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 20:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...