Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, bllokimi i rrugës ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.
Me qindra protestues, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.
E pranishme në protestën e Elbasanit është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Protestuesit të zemëruar me qeverinë kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.