Në fjalën që tha gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSI-së, deputeti Luan Rama është shprehur se LSI-ja nuk e braktis kurrë elektoratin e saj.
Sipas tij LSI tashmë po bën një ridimensionim të partisë për të mbrojtur vlerat e saj. Luan Rama nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë Rama duke u shprehur se ajo është një qeveri e krimit.
“Qeveria Rama ka njerëz të kriminalizuar, për më tepër se kaq kriminelët dhe i kanë çuar t’i bëjnë kryetar bashkie. Njerëzit këtë e dinë. Nuk ka përfaqësues të LSI-së që të ketë krijuar një kosto për LSI-në. Raporti ynë me qeverinë ishte për qytetarët. Bashkëpunimi jonë me PS ishte që të mos kishte kriza më të mëdha, ne kemi qenë një amortizator dhe kemi frenuar papërgjegjshëmrinë e qeverisjes së mazhorancës.
Mbi këtë bazë ne jemi sot përballë një prove të madhe, që t’u dëshmojmë njerëzve që LSI nuk ka braktisur vlerat dhe sot i shpalos më shumë. LSI-ja i mban njerëzit e saj dhe sot duhet ta dëshmojmë këtë. Respekt për ata 220 mijë votues. Kryesia ka vendosur të nisë një fazë ridimensionimi në funksion të ridimensionit të kësaj vlere. LSI nuk ka qenë kurrë parti punësimesh.”, u tha deputeti i LSI-së