Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar sot largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij si një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ajo që duhet dhe i hap rrugë drejtësisë është dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Edi Rama është provuar tani si pengesa e vetme në BE dhe zgjidhja është largimi i Ramës dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha nga selia blu, para gazetarëve.