Deputeti i PD-së Edi Paloka, nëpërmjët një statusi në Facebook godet qeverinë Rama për mënyrën se si e ka katandisur vendin. Sipas Palokës shqiptarët janë gati të shtrohen në spitalet psiqiatrike të Gjermanisë për të përfituar azil, vetëm që të mos kthehen në çmendinën e Edi Ramës.
Paloka i referohet disa rasteve kur shqiptarë që kanë kërkuar azil, kanë përfituar duke shtruar familjarë në spitalet psiqiatrike.
Statusi i Edi Palokës:
Ne spital psikiatrik ne Gjermani vetem per te mos u kthyer ne cmendinen e Rames.
Nje miku im , i sapo kthyer nga Gjermania ku tentoi te merrte azil sebashku me familjen , me tregoi nje fakt vertete renqethes per realitetin e atyre qe ikin nga Shqiperia per te kerkuar azil.
Nje numer jo i vogel i shqiptareve , per te fituar azilin, po me raste edhe vetem per te shtyre disa muaj kthimin ne Shqiperi, jane shtyre deri aty sa kane shtruar bashkeshortet ne spital psikiatrik . Miku im me tregon se si u perhap ne mase ky “variant” ne nje prej landeve sepse dikush kishte patur “sukses” me traumen psiqike te bashkeshortes ne marrjen e letrave. Sigurisht , burra e gra binin dakort per sakrifica te tilla vetem qe familja e tyre mos kthehej ne cmendinen qe e ka kthyer vendin Edvini i “Rilindjes”
Prandaj shqiptaret ikin njesoj me sirianet dhe qytetaret vendet e te cileve jane ne lufte, nga Shqiperia e Rames.