Deputetët e LSI homazhe te busti i Qemal Stafës

Saturday, 05 May 2018 12:38

 Zv.Kryetari i LSI Luan Rama, Sekretari i Përgjigjthshëm Endrit Braimllari, Deputetja e LSI-së  Floida Kërpaci dhe të rinjtë e forumit rinor të LRI-së zhvilluan sot homazhe te busti i Qemal Stafës në Tiranë me rastin e 5 majit.

Në fajlën e tij, Zv.Kryetari i LSI-së tha se 5 maji është dita e kujtesës popullore dhe kombëtare për sakrificën më të madhe që bëri populli shqiptar. “5 maji ditë e shenjtë e historisë sonë, 5 maji është një ditë krenarie”,- tha Luan Rama

Fjala e plotë e Luan Ramës

5 Maji, dita e nderimit të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dita e kujtesës popullore dhe kombëtare për sakrificën më të madhe që bëri populli shqiptar, është padyshim një ditë e shenjtë e historisë sonë, është një ditë krenarie.

E mbi të gjitha, është një ditë mesazh që sakrifica, gjaku, heroizmi partizan, jetët e atyre djemve dhe vajzave që u flijuan për lirinë e atdheut, të mbeten në bazamentin mbi të cilin ne të punojmë për një të ardhme më të mirë.

Jemi këtu si çdo 5 maj, përpara bustit të Qemal Stafës, njeriut simbol të luftës, të një brezi të lavdishëm, të rinisë shqiptare, që u bë jo vetëm promotorja dhe frymëzuesja e luftës popullore për çlirimin e atdheut.

Por jemi këtu para bustit të Qemal Stafës, pasi 5 maji është dita e rënies së tij, e pikërisht për të nderuar këtë brez është lidhur emri i Qemal Stafës, rënia e tij heroike me ditën e nderimit së dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Po nga largësia e kohës me atë ngjarje ne jemi këtu me këta të rinj, për të dëshmuar se nuk ka kohë, se nuk ka distancë por ëndërra për Shqipërinë Europiane, ëndërra për Shqipërinë demokratike, ëndërra për Shqipërinë e të rinjve dhe të rinisë që është e ardhmja e saj, mbetet gjithmonë si detyrim që shkon stafetë nga brezi në brez. Prandaj edhe njëherë lavdi dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që flijuan jetën për lirinë e atdheut dhe ky mesazh dhe nderimi për ta të jetë stafeta e krenarisë dhe e nderit që shkon brez pas brezi sepse një popull që di të nderojë historinë e vetë di të ndërtojë të ardhmen e vetë të sigurt.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 12:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...