Ajo që ndodhi sot në varrezat e Dëshmorëve, është një akt jo i rastësishëm dhe është produkt i një qeverisjeje e cila nga eterit, kaloi të bijtë që thithin kokainën më të njëjtin pasion siç etërit gjakatare thithnin gjakun e këtij populli.
Dalja me portretet e Hoxhes dhe me thirrjet e tyre histerike për diktatorin është një pasojë e një strategjie të mirëfilltë të Edi Rames të qeverisjes së tij, dhe sigurisht që nuk është hera e parë, por tashme kaloi në një provokim fizik. Ky vetëm akt sporadik nuk është.
Rama e risolli enverizmin bazuar në një platformë të mirëpërpunuar, nuk është veprimtari bazuar tek rastësia.
Në radhë të parë u përgatiten burimet njerëzore, pra rekrutimi i të gjithë bijve të etërve komuniste me kontribut konkret gjatë periudhës së hoxhës, dhe mirë do ishte që të kishin dhe duart e lyera me gjak apo vesin e spiunit. Sot shteti shqiptar nga postet më të larta deri tek kapilarët e administratës publike është i mbushur më këtë lloj trashëgimie.
Se dyti, mjerimi që ka përthyer vendin, taksat e larta, rënia e ekonomisë në mënyrë drastike sa deklarata e Yllli Bufit dikur se ka bukë vetëm për një javë të të duket optimiste.
Së treti, rikthimi i dënimit kolektiv dhe burgosjeve politike. Rasti i të arrestuarve të burgosurve në protestën e Kukësit, të gjithë atje me pranga shoqëruar me police, të sillnin ndërmend gjyqet famëkeqe të kriminelit Hoxha. Ato pamje kishin të njëjtën fizionomi, dhe transmetonin të njëjtën terror, frikë e dhimbje .
Dhe e katërta është kthimi i Shqipërisë, në një pikë strategjike të krimit të organizuar, të një Kolumbie në zemër të Europës, përmasat e frikshme të këtij trafiku kanë vënë në pikëpyetje të gjithë rrugën europiane të vendit. Izolimi, nuk vjen sot me ringritje muri të Berlinit, por vjen me masa të fortë, penalitete të cilat i vendosen qeverive arrogante të lidhur fort me krimin e organizuar.
Prandaj ngjarja e sotme të varrezat e dëshmorëve nuk ishte rastësi, dhe të tjera provokime do të vinë. Për sa kohë kemi kryeministër një pseudoperëndimor dhe enverist në çdo qelize në mentalitetit të tij. /55News.al/