Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, uroi 5 Majin, ditën e dëshmorëve, duke publikuar edhe disa foto nga ceremonia.
Por kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nuk e ka pritur aspak mirë, këtë urim të Ramës, duke thënë se kjo ditë nuk është aheng, dhe as festë.
Vasili e quan Ramën shkollëpakët, teksa shton: Po sot iku fare nga mendja uron Gezuar 5 majin. Shpjegojani mor aman me ngadale e me durim qe 5 maji eshte dite perkujtimore per te renet per atdhe…” vijon Vasili statusin e tij.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
E kam thene qe eshte shkollepaket ky kryeministri.
Po sot iku fare nga mendja uron Gezuar 5 majin.
Shpjegojani mor aman me ngadale e me durim qe
5 maji eshte dite perkujtimore per te renet per atdhe,
nuk eshte as aheng as feste as gallate sic e di ky shkollepakti qe thote me gojen plot Gezuar 5 Majin.
Megjithate shiheni vete cfare uron Adham'Uti.