Vazhdojnë akuzat ndaj kryeministrit Rama për vjedhjen e votave dhe fitoren e pamerituar.
Në një takim të zhvilluar nga Partia Agrare Ambientaliste në Kukës kreu Agron Duka tha se ka mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por nënvizoi rrezikun që vjen nga përsëritja e fenomenit të shit-blerjes së votës të praktikuar nga mazhoranca.
Ai ironizoi krahasimin e Ramës me Real Madridin, “Arroganca e tij është e tillë sa që krahasohet me Realin, por e vetmja gjë që i bashkon është mënyra sesi ai fitoi zgjedhjet dhe Reali ndeshjen me Bayerin, duke vjedhur”– tha Duka.