Berisha: Forca e krimit godet në Shkodër, qytet ku bandat bëjnë ligjin

Saturday, 05 May 2018 16:30

Sulmi i ndodhur sot ndaj biznesmenit në Shkodër tregon se në çfarë gjendjeje është “siguria” që na jep Xhafa.

Përmes një postimi në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se atentati ka ndodhur si pasojë e gjendjes katastrofale e rendit dhe sigurisë në qytetin ku ligjin e bëjnë bandat.

“Duke denuar kete akt te shemtuar denoncoj dhe nje here gjendjen katastrofale te rendit dhe sigurise ne qytetin e Shkodres ku bandat bejne ligjin!”

Postimi i plotë:

Forca e Krimit godet ne Shkoder, qytet qe ndodhet ne sundimin e plote te krimit!

Kriminelet derdhin bresheri plumbash ndaj biznesmenit qe duket se ka refuzuar gjoben e vrasesve. Autoret po degjonin llogollogjine e Xhafes ne takime elektorale.

Duke denuar kete akt te shemtuar denoncoj dhe nje here gjendjen katastrofale te rendit dhe sigurise ne qytetin e Shkodres ku bandat bejne ligjin!

Login to post comments