Pse ky takim i kryeministrit me ambasadoren gjermane, a po i rikujton Merkeli porositë Ramës (foto)

Saturday, 05 May 2018 21:01

Një javë pas takimit në Gjermani me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Rama është parë duke biseduar veçmas dhe gjatë me ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.

Ditën e djeshme, në mbrëmje, Rama dhe diplomatë të ndryshëm morën pjesë në ekspozitën “Urtësia e pashuar” me vëllime e dorëshkrime të moçme të trashëgimisë humaniste dhe shpirtërore shqiptare.

Në eventin e zhvilluar në vilën e ish-diktatorit, kryeministri Rama ka takuar veçmas nga të tjerët ambasadoren gjermane Schütz, teksa kanë biseduar gjatë. Kjo vjen pas deklaratave të opozitës, ku thuhet se kancelarja gjermane Merkel ka përmendur çështjen Tahiri dhe se Gjermania është e lëkundur sa i përket statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

 

1-15.jpg

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 21:01
Login to post comments