Kjo mund të quhet me të vërtetë foto e ditës dhe pas kësaj ç’ do ditë e një shqiptari të vërtetë duhet të jetë si kjo. Flakja e Yllit që nuk shkëlqeu kurrë, por nxiu jetët e shqiptarëve dhe e degdisi vendin tek stepat e antishqiptarizmit ruso-serb vjen edhe si një mesazh për kryeministrin që i stampon simbolet komuniste në xhaketë.
Dalja me portretet e Hoxhes dhe me thirrjet e tyre histerike për diktatorin është një pasojë e një strategjie të mirëfilltë të Edi Rames të qeverisjes së tij, dhe sigurisht që nuk është hera e parë, por tashme kaloi në një provokim fizik. Ky vetëm akt sporadik nuk është.
Rama e risolli enverizmin bazuar në një platformë të mirëpërpunuar, nuk është veprimtari bazuar tek rastësia. 55news.al