Gafa/ Rama feston vdekjen e dëshmorëve të atdheut

Saturday, 05 May 2018 19:14

Dita e Dëshmorëve është shoqëruar me dy gafa të rënda, ku njëra është bërë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tjetra nga zv/kryeministrja, Senida Mesi.

Pas homazheve të bëra në varrezat e ‘Dëshmorëve të Kombit’, kryeministri Rama publikoi disa foto nga ceremonia, ku si dixhiturë kishte zgjedhur të shkruante “Gëzuar 5 Majin”.

Për këtë gafë, Luan Rama zëvendës kryetari i Lsi reagoi në rrjetin social Facebook.

Ai i kujton kryeministrit se 5 Maji nuk është festë, pasi kjo ditë është e shenjtë, ku dhembja, nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut, nuk mund të shoqërohen më fjalën ‘Gazuar”.

Nderim, përulje, heshtje, krenari dhe solemnitet! Ky është “protokolli” i 5 majit, i ditës së përkujtimit dhe nderimit shtetëror, kombëtar e popullor të dëshmorëve të atdheut!

Mirëpo ja që edhe në këtë ditë të shenjtë, ku dhembja, nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut përbëjnë homazhin për ta, nuk mund të mungonin edhe episodet e injorancës si dëshmi hipokrizie e për të na risjellë në kujtesë shprehjen “injoranca nuk ka brirë”! Shikoni postimin e Kryeministrit në profilin e tij ne facebook: shkruan “Gëzuar 5 majin!”

Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend! Ndaj mësoje që gëzuar thuhet në ditë feste apo gëzimi, jo në ditë përkujtimi!”, thotë Luan Rama.\

rama 2

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 19:18
Login to post comments