Zëvendëskryetari i Partisë Republikane, Blendi Sula, ka komentuar në media përplasjen e sotme tek varrezat e Dëshmorëve.
Sipas tij demokratët dhe ish të përndjekur politikë janë provokuar sot nga simbolet komuniste.
‘U informova nëpërmjet medias për këtë që ndodhi në varrezat e Dëshmorëve.. Duhet të kishim prej kohës një ligj të veçantë që ndalonte simbolet e komunizmit. Pas i ne shqiptarët kemi përjetuar më keq se gjithë Europa dhunën në periudhën e komunizmit.
Kjo nuk është hera e parë, pasi qëkur ka ardhur e majta në pushtet ministrat e qeverisë kanë qenë pjesë në të gjitha aktivitet ku janë shfaqur simbolet e komunizmit. Unë mendoj se është e nevojshme dhe të bëhet e kuptueshme, që shqiptarët janë një popull që kanë vuajtur dhe nuk mund të kalojnë dot ato që kanë vuajtur në të shkuarën.
Rasti i sotëm nuk ishte i mirëmenaxhuar nga policia. Sepse kur sheh që ke një parti e cila luftoi kundër komunizmit, dhe lejon 50-60 persona të cilët në moshë të thyer, që të futen mes të përndjekurve politik me simbole komuniste.
Su mund të lejosh simbolet komuniste dhe thirrjet Rroftë Enver Hoxha, në mes të të përndjekurve politikë dhe të atyre që u dhunuan nga sistemi. Policia nuk duhet të kishte lejuar këtë provokim’, tha Sula.