×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Koka e piktorit dështak, në tepsi

Diel, 06 May 2018 10:25
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në një status në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin e një punonjësi të anti drogës në Policinë e Shtetit, i cili e informom se lënia e mandatit të Saimir Tahirit lidhet me informatat që vijnë nga Italia që konfirmojnë kopsitjen e dosjes për ish ministrin e Brendshëm. Sipas tij dy të penduar kanë dhënë informata të sakta dhe hollësi për lidhjet dhe rolin e Tahirit, jo vetëm me Habilajt por edhe dy banda të tjera dhe aktet e tyre kriminale.
Postimi i plotë i Ish-Kryeministrit
Koka e piktorit deshtak ne tepsi! sb
“Pershendtje doktor jam punonjes i antidroges ne policine e shtetit,dorzimi i mandatit nga Sajmir Tahiri ne marrveshje me Edi Ramen lidhet me informatat qe vijne nga Italia te cilat pohojne se jo nje por dy te penduar kane zberthyer me çdo hollesi lidhjet dhe rolin e Tahirit jo vetem me Habilajt por edhe dy banda tjera dhe aktet e tyre kriminale.Te penduarit e drejtesise italiane kane deshmur se jo vetem Tahiri por edhe vet Rama kishte miqesi me Habilajt te cilet i paguan atij nepermjet Gaz Demit shpenzimet qeveritare ne Vlore,Llogara.Deshmite e te penduarve implikojne thelle edhe Gjiknurin qe ka bere fushaten zgjedhore se bashku me Habilajt dhe marre miliona prej tyre.Keto deshmi tregojne se makina e cila u permbyse me Arben Ahmetaj ne Kumanove ishte e Habilajve !Vet Rama esht i tmerruar sepse burime qe komunikojne me Tahirin thone se ai po konsideron qe vet te marre rolin e te penduarit dhe kjo do te thote perfundimisht koka e Rames ne tepsi,me respekt ..”
 
Modifikuar më Diel, 06 May 2018 10:29
Login to post comments