Vasili: Kryeministrit të paaftë i ka vdekur qeverisja, bën sikur mbledh ankesa

Hënë, 07 May 2018 16:41

Vasili: Kryeministrit të paaftë i ka vdekur qeverisja, bën sikur mbledh ankesa

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në “facebook” është shprehur se qeverisja profane e Kryeministrit Edi Rama ka vdekur politikisht, funksionalisht dhe moralisht.

“Ndryshkja rilindase ka degraduar e përdhosur shtetin dhe mbledhja e të ashtuquajturave ankesave lart e poshtë si një peshkim në mocal është dimensioni i vetëm i një qeverisje të vdekur.

Sharkimet e drejtorëve për Vasilin janë disa procese komike të cilët i ka marrë në ballë plumbi i ankesave dhe inateve të brendshme partiake.

Sipas deputetit të LSI-së në qoftë se nuk mblidhen ankesat nuk ka punë për qeverinë, kjo vetëm në rast se ankesa nuk bie në rrjet si peshk.

“Pa mbledhje ankesash s'ka pune per qeverine. Po nuk ra ankesa si peshk ne rrjete, problemet nuk zgjidhen as per 100 vjet.”

Postimi i plotë:

Kryeministrit te paafte i ka vdekur qeverisja dhe ben sikur mbledh ankesa.

Qeverisja profane e kryeministrit ka vdekur politikisht, funksionalisht dhe moralisht.

Asnje pjese e sistemit qeverisjes nuk funksionon. Eshte asfiskuar i gjithe drejtimi, automatizmi administrativ dhe monitorimi shteteror.

Tashme nje portal qesharak eshte fillimi dhe fundi i qeverisjes.

Ndryshkja rilindase ka degraduar e perdhosur shtetin dhe mbledhja e te ashtuquajurave ankesave lart e poshte si nje peshkim ne mocal eshte dimensioni i vetem i nje qeverisje te vdekur.

Procese komike shkarkimesh drejtoresh te cilet i ka marre ne balle plumbi i ankesave dhe inateve te brendshme partiake.

Pa mbledhje ankesash s'ka pune per qeverine. Po nuk ra ankesa si peshk ne rrjete, problemet nuk zgjidhen as per 100 vjet.

Kontrolli, monitorimi, inspektimi shteteror jane tashme nje zero e madhe.

Tani jetojme Epoken e ankeses.

Paaftesia ekstreme e ketij kryeministri pa ide,me vizion zero dhe qe mendon vetem se cdo ndodhe jo me shume se pas 24 oresh jane dimensioni i gjymtuar i vete ketij keqformimi qe quhet qeveri.

Kryeministri i degraduar ne nje portal dhe me vizion sa nje ankese ky eshte halli i nje Shqiperie pa qeverisje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...