Rama-Tahiri-Veliaj, kumbarët e trafiqeve, krimit dhe betonizimit

Hënë, 07 May 2018 16:37

Sa herë e majta vjen në pushtet vendor apo qendror shqiptarët varfërohen më shumë, si dhe përballen me fenomene të cilat rrënojnë shoqërinë si; trafiqet, krimi i shtuar i rrugës, fuqizim të krimit të organizuar, betonizim, shkatërrim  dhe rritje të pasigurisë.

Treguesit janë krejt të qartë po të kesh parasysh faktin se ata të cilët qeverisin as që duan të ia dinë për shqiptarët, për faktin sepse janë të përkushtuar për të pasuruar një grup oligarkësh mbështetës të tyre në mënyrë krejt të paligjshme.

Sot kemi një kryeministër, i cili më shumë së askush tjetër është i lidhur me krimin e organizuar në vend, prej të cilit sot gëzon dhe postin me blerjen e votave me para të pista në zgjedhjet e 2017.

E parë me më shumë hollësi, Edi Rama është produkt i krimit të organizuar i cili e ka garantuar atë në politikë aktive si kryetar bashkie i Tiranës me 3 mandate. Të gjithë i dinë bëmat e ish-kryebashkiakut të Tiranës për betonizimin e metropolit shqiptar i cili ka dhënë 70% të lejeve të ndërtimit të asaj çfarë është ndërtuar në Tiranë kundrejt ryshfetit. Ai ndërtues që nuk ka paguar në dorë paratë “Mister 20%” nuk ka pas shansin që të marrë një leje ndërtimi. Denoncimet nuk kanë munguar nga ndërtues të nderuar që nuk kanë pranuar të paguajnë shumë e kërkuar nga sekserët e Edi Ramës, por kjo nuk do të thotë që nuk ka të tjerë që kanë pastruar para rregullisht në Tiranë për kryebashkiakun për të ngritur kulla pa fund ndaj dhe kryeqyteti është kthyer një një geti të vërtet.

Krimi, ndërkohë siç duket e ka pasur projekt politik Edi Ramën, kur të gjitha qelbësirat u mblodhën në vitin 2013 për ta sjellë në pushtet me çdo kusht dhe çmim, me qëllim shumëfishimin e parave të tyre të pista.
E siç duket nuk ka gabuar për arritjen e qëllimeve. Rama si kryeministër iu shërbeu ku në mandatin e parë të Rilindjes Shqipëria u kanabizua në do cep. Kriminelët patën garancinë politike dhe të policisë që të mbillnin hashash mjafton që të paguanin për çdo rrënjë pasi në të kundërt do të përballeshin me pasojat. Ashtu ndodhi. Me milionë rrënjë kanabis u mbollën, u pagua për çdo rrënjë në polici, dhe Shqipëria u bë e gjitha jeshil. Opozita shqiptare bëri atë që kishte në dorë e denoncoi me fakte konkrete ku ishte mbjellë drogë dhe emra konkret kush e kontrollonte dhe kish ishte i përfshirë, mazhoranca dhe krimi sponsorizonin në mediat e kapura se gjithçka thuhej ishte një trill, tentativë e PD për të baltosur punën e policisë me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet. Bënë çmos iu mbyllën gojën dhe ndërkombëtarëve duke paguar lobingje vetëm e vetëm që të sfumohej situata skandaloze në të cilën gjendje dhe ështe Shqipëria.
Por, petët lakrorit nisën të dalin teksa pas denoncimeve të opozitës për makinën e ministrit që ju kishte lënë trafikantëve kushërinj në jug, avionët e drogës mbetën në batakun me baltë në zona të ndryshme të vendit dhe autoritetet italiane kapnin thuajse çdo ditë tonelata të mëdha droge. Edhe pse përballë faktesh sërish rilindasit nuk bindeshin, ishin po kushërinjtë që në përgjimet e tyre nxorën zbuluar Saimir Tahirin si të lidhur me bandat kriminale. Ishte e para herë që një ish-ministër i brendshëm dilte i lidhur me krimin e organizuar, kjo e konfirmuar nga përgjimet e prokurorisë italiane. Kjo ishte një ditë e zezë për ish-ministrin e Brendshëm dhe shefin e tij Rama i cili ndoshta tentoi ta shmang derisa mori hapur kërcënimet duke marrë mesazh se Tahiri nuk do të bënte vetëm ai burg për partinë!. Kryeministri e kuptoi dhe ndryshoi strategji duke urdhëruar marrjen në mbrojtje të tij për të mos i lejuar prokurorisë ta merrte të pandehur. Grupi Parlamentar i PS votoi që Saimir Tahirit të mos i hiqej imuniteti. Kërcënimet mes grupeve të Rilindjes kanë qenë të vazhdueshme teksa para pak ditësh në rrethana ende të parta ish ministri deputet i PD, Tahiri jep dorëheqjen nga imuniteti. Pikëpyetjet janë të shumta. Çfarë ndryshoi në këto muaj dhe përse imuniteti i la tani Tahiri. Shumë thonë që ka një pakt të ri Rama-Tahiri, të tjerë ia kanë kërkuar me ngulm ndërkombëtarët, por gjithsesi Rama do të jetë garant i mos dënimit të tij pasi kjo do ti sillte atij fundin. Pra nëse kjo është e vërtet, kumbarët vazhdojnë lojën dhe biznesin.

Veç Edi Ramës dhe Saimir Tahirit edhe Erion Veliaj është një prej kumbarëve të betonizimit dhe shkatërrimit të Tiranës. Përkundër premtimeve në fushatë për zero tolerancë ndaj ndërtimeve në qendër pasi ato do të jepeshin në periferi, Lal Eri i ka dhënë goditjen përfundimtare kryeqytetit duke e bërë atë përfundimisht të pajetueshëm. Edhe ato fare pak hapësira publike që la shefi i tij Rama si ish-kryebashkiak i Tiranës, Veliaj duket se është zotuar dhe së bashku më të do ta shkatërrojë dhe Tiranës së shpejti do të mbulojnë kullat shumëkatëshe, ose qiellgërvishtësit siç dihet nga shumica tashmë. E sigurisht, veç qendrës, kulla pa fund po jepen dhe në periferi si “Ali Dem”, Laprakë, ish-parku u Autobusëve etj. Ky është një krim që po bëhet nga dyshja Rama-Veliaj në funksion të oligarkisë, teksa opozita shkon dhe më tej teksa deklaron se përmes qiellgërvishtësve po pastrohen edhe paratë e drogës, trafiqeve dhe korrupsionit qeveritar. Pa dashur për të analizuar më në detaj çdo gjë, e sigurt është që asnjë gjë nuk mund të ndodh pa bekimin e Ramës, Tahirit, Veliajt, si kumbarë të trafiqeve, krimit dhe betonizimit.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 16:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...