Shpenzimet e luksit qeveritar,1.4 milionë USD për 134 fluturimet e Ramës

Hënë, 07 May 2018 16:25

Kjo është faqja e parë e Agjencisë së Prokurimeve sot. Nuk ka tender per asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë spital. Te gjithë tenderat janë vetëm për bileta avioni.
Shqiperia fluturon. Njera pjesë e saj, ajo burokratikja. Shikojini si janë, rresht. Të gjithë bejleret e shtetit udhetojnë jashtë shtetit me paratë e popullit.
Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Kultures, Drejtoria e Administrates Publike, Agjencia e Arsimit te Lartë.
Aty edhe shoqeria e ujesjelles kanalizimeve Pogradec do coj kater veta jashte shtetit. Besoj edhe keta në krye të detyres. Do mesojnë se si i menaxhon tubat bota.
Sa shpenzohet për udhëtimet e Ramës
Shpenzimet e luksit qeveritar, e sidomos shpenzimet e personalizuara për kryeministrin Rama kapin shifra marramendëse.
Ndonëse ekonomia është në krizë, papunësia rritet çdo muaj, borxhi në shifra alarmante, asnjë investim publik, asnjë rrugë, asnjë shkollë, s’ka rritje pensionesh e rrogash, shpenzimet e luksit të kryeministrit dhe ministrave nuk ndalen asnjëherë. Nëse këto shifra do të shkonin për shërbime për qytetarët, qindra kilometra rrugë do të ishin ndërtuar, shumë shkolla të reja, qendra shëndetësore do të ishin ndërtuar.

Ish-kryeministri Berisha ka zbardhur disa shifra të frikshme dje, sipas të cilave në katër vitet e mandatit të parë, Rama ka shpenzuar 1.4 milionë dollarë për 134 fluturime me charter privat. Kujtojmë këtu që këto fluturime kanë të bëjnë vetëm me biletat e avionit të kryeministrit, ndërkohë që shifra të tilla marramendëse kanë shpenzuar pothuajse respektivisht të gjithë ministrat e kabinetit.
Rama bën shpenzime marramendëse në fluturimet jashtë vendit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka shpenzuar 1.4 milionë dollarë në 132 fluturime me charter privat gjatë mandatit të parë si Kryeministër. Berisha risjell në vëmendje shkarkimin e Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë, Tom Price nga Presidenti Trump, pasi kishte shpenzuar 400 mijë dollarë për udhëtime në detyrë me charter privat në vendin e tij.
“Noriega ka shpenzuar për 132 fluturime jashtë vendit, me charter privat, 1.4 milionë dollarë!
Të dashur miq, këto ditë, Presidenti Donald Trump shkarkoi Sekretarin e Shtetit për Shëndeteësinë, Tom Price, sepse kishte shpenzuar 400 mijë dollarë për udhëtime në detyrë me charter privat në vendin e tij. Kjo sepse ai, duhet të udhëtonte me fluturimet tregtare dhe jo të përdorte me pushtetin për të shpërdoruar paratë e takspaguesve amerikanë. Kurse Noriega në Shqipëri, këto katër vite ka fluturuar me charter privat 132 herë jashtë shteti, duke shpenzuar 1.394.000 dollarë. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikës së Panamasë!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor, jam punonjës në Kryeministri. Desha të ju informoj se kryeministri si rregull udhëton vetëm me charter dhe rrallë shumë me linja të zakonshme dhe se në 132 fluturime me charter janë paguar nga buxheti i shtetit 1394000 dollarë, shumë kjo më e madhe se sa e të gjithë liderëve të rajonit të marrë së bashku, ju lutem anonim. me respekt…”/ RD

dhdhdh

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...