“Jam shumë i kënaqur të jap llogari sot para jush”, çudia e zyrtarit të Ramës

Hënë, 07 May 2018 18:21

Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të niste turin e llogaridhënies për punën që kanë bërë ministrat dhe drejtorët gjatë 6 muajit të parë të qeverisjes të mandatit të dytë.

Ashtu siç bëri edhe në fushatën e një viti më parë për zgjedhjet parlamentare, ku jo vetëm nuk foli për kanabizimin e vendit dhe korrupsion e madh gjatë 4 viteve, ai e ndërtoi fushatën duke bërë batuta me qytetarët.

Me të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe propagandën e ashtuquajtur të llogaridhënies, ku ka filluar të takojë qytetarët, jo për të diskutuar për problemet e qytetarëve apo për të thënë se cfarë është bërë deri tani nga qeveria e tij, por për bërë batuta dhe për të kaluar kohën.

Ditën e sotme Rama ishte në Lezhë, bashkë me disa ministra, drejtorë edhe zëvendësministra, ku ka pasur një takim me disa qytetarë të Lezhës.

Kulmi ka ndodhur kur fjalën e ka marrë zv/ministri i Arsimit dhe ka thënë një gjë krejt qesharake, sa as vetë nuk e beson.

 “Jam shumë i kënaqur të jap llogari sot para jush”, tha ai dhe fjalën ia kaloi kryeministrit Edi Rama.

Rama ashtu si në çdo qytet ku shkon thotë të njëjtat gjërat, refrenin e propagandës: “Taksat nuk janë rritur”, “kush drejtor nuk punon do shkarkohet” apo “kazani mediatik ju dezinformon”.

Më pas kryeministri e kalon mikrofonin tek qytetarët, dhe përmes batutave mbyllet dhe takimi.

Kjo është llogaridhënia e Ramës. Ai nuk ka guxim të flasë për drogën që ka shkatërruar vendin tonë, sepse ka dyshime të forta se edhe vetë ai është i përfshirë në trafikun e drogës përmes njerëzve të tij të afërt.

Rama nuk ka guximin dhe as dëshirën për të folur për korrupsionin, pasi nuk ka ngelur njëri pa e kuptuar se korrupsionin më të madh e ka bërë qeveria nën drejtimin e tij.

Kryeministri nuk mund të flasë për taksat, pasi ai ka rritur taksat duke i futur shqiptarët përditë dhe më shumë në depresion. Duke mos pasur guxim dhe duke qenë i përfshirë vetë në këto gjëra, Rama përdorë të vetmen gjë më të mirë që di të bëjë: Të mashtrojë dhe të gënjejë! /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...