Nga militantë e deri tek ish-deputetë socialistë, ja kush i drejton spitalet e Ramës

Hënë, 07 May 2018 22:05

Edi Rama pretendon se i ka kthyer fytyrën shëndetësisë me emërimin e drejtorëve të rinj. Duke iu përgjigjur një qytetari në qytetin e Lezhës, ai tha se qytetarët marrin shërbim më të mirë nga spitalet e kjo falë menaxhuesve të rinj. “Ju deri dje nuk njihnit as mjekët e as një në spital, sot i njihni “ tha Rama. E për t’i njohur më mirë se kush janë këta menaxherë të zotë e profesionistë në spitalet e vendit, po publikojmë edhe biografitë e tyre.

 Biografitë

-Në spitalin më të madh në vend, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” rikonfirmohet Enkelejd Joti. Ai u emërua këtë vit para zgjedhjeve, duke zënë vendin e ministres aktuale Ogerta Manasitirliu, pasi kishte drejtuar më herët për 10 vite Top Channel-in. Joti u emërua në detyrë nga Kryeministri në maj dhe sërish konkursi e nxjerr atë fitues duke lënë pas emra të njohur të mjekësisë shqiptare, si Rudin Domi, Edmond Stojku, etj. Përpos lidhjeve të afërta me kryeministrin, riemërimi i tij nga konkursi shoqërohet me një handikap, pasi Rama orientoi që drejtuesit e spitaleve të ishin mjekë në profesion.

-Perlat Kapisyzi drejtori legjendar i spitalit të Pneumologjisë “Shefqet Ndroqi” në Sauk, bashkëshorti i zv/ministres së Mjekësisë Mira Rakacolli, është riemëruar në këtë detyrë.

-Në krye të spitalit të Beratit është emëruar Eduard Bejko, ish-deputet i Partisë Socialiste në qeverinë “Rama 1”, një njeri aktiv në kuvend dhe në Komisionin e Shëndetësisë.

-Drejtori i spitalit rajonal të Durrësit rikonfirmohet Alban Ramohitaj. Ai është kryetar i këshillit bashkiak Durrës, i zgjedhur i PS-së. Po kështu një nga njerëzit më të zellshëm të fushatave të socialisteve. Profili i tij mund të identifikohet edhe në faqen online të Partisë Socialiste.

-Drejtori i spitalit rajonal të Dibrës emërohet Spartak Koltraka që ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Llixhave. Edhe ky nga PS-ja, i akuzuar nga opozita për blerje votash në Dibër gjatë zgjedhjeve lokale.

-Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Vilson Masmalaj fitues në garë, ka qenë kandidat për deputet në listën e PS-së në zgjedhjet e këtij viti, ndërsa ka përfunduar studime në degë që nuk lidhen me shkencat mjekësore. Masmalaj ka rezultuar fitues, duke lënë pas mjekët e njohur në qytet Senad Hallunaj e Përparim Çela.

-Në Fier është zgjedhur Drejtoreshë e Spitalit Nevila Shuke, një tjetër aktiviste e Partisë Socialiste që prej vitesh mban poste të rëndësishme në administratë në këtë qytet. Shuke ka qenë e angazhuar rregullisht në fushatat e PS dhe është një militante e padiskutuar e partisë.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 22:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...