×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Klajda Gjosha, Bushatit: Krimi dhe droga, kushte të BE-së për negociatat

Tuesday, 08 May 2018 12:34

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministre e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka deklaruar sot se lufta kundër krimit dhe drogës është kusht i Bashkimit Evropian për negociatat.

Në seancën dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në komision parlamentar, duke i parashtruar problematikat, Gjosha tha se çështje të rëndësishme është edhe miratimi me 5 muaj me vonesë i Planit Kombëtar të Integrimit Evropian.

“Procesi teknik ka problematika madhore duke filluar me mosfunksionimin e administratës dhe të njësive të integrimit në institucionet qendrore

Plani Kombëtar i Integrimit Evropian është miratuar 5 muaj me vonesë dhe kjo ka sjellë një ngrirje të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Dhe kur ky koordinim nuk funksionon si mund të jeni ju gati për një proces të tërë negociatash që kërkon koordinim dhe kapacitete njerëzore?

Rekomandimi Pozitiv ka brenda kushtet që secili ka vendet anëtare mund t’i referohet si çështja e trafikimit të lëndëve narkotike, krimi i organizuar, konfiskimi i asetëve, çështja e pronës etj. Cila është strategjia juaj në këto pak ditë për t’i bindur këto vende?”, tha ndër të tjera ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 13:36
Login to post comments