Edi Ramën për propagandë edhe vet Gëbellsi do ta kishte zili! Lavazhi i trurit që Rama po u bën qytetarëve shqiptarë nëpërmjet TV-së, do të ishte një obiekt studimi edhe nga ekspertët e mediave botërore.
Këtu e gjashtë vjet përpara, kur Sali Berisha ishte kryeministër i vendit, Edi Rama atë kotë kryetar i opozitës, shpotiste herë pas here se kryeminisri bënte propagandë televizive me qeverisjen.
“Ai ka kohë që nuk bën punën e tij…”,- shprehej dikur Rama.
Për të kuptuar më mirë këtë bombardim probagande qeverisjeje, mjafton t’ju sjellim një shembull të thjeshtë.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur fushatën e "llogaridhënies" së qeverisë me qytetarin.
Dhe e dini sa do të zgjasë ky proces? Plot 60 takime "llogaridhënieje".
Pra 60 dalje televizive, orë e pa orë e kryeministrit, gjithnjë në emër të llogaridhënies, pra në "interes" të popullit…
Por deri tani çdo shqiptari Rama ka mbetur vetëm pa i hyrë në krevat, pasi kur hap TV, radio, kompiuter, tabletë, celular apo çdo pajisje elektronike të mundshme të shfaqet vetëm "njëshi" i propagandës, Edi Rama Dora vetë.
Edhe në xhepa u është futur shqiptarëve me taksat e shumta, por uzurpimi i të gjithë kohës televizive të mundëshme në vend, është një rekord apsolut, i cili meriton të paktën një "Guines"./55news.al/