×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Berisha: Vëllai i kryeministrit Rama ka vënë nën kontroll lojërat e fatit

Tuesday, 08 May 2018 13:36

Do të doja që të gjithë deputetët e PD të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit. Është shumë e thjeshtë. Olsi Rama është bashkëortak me kompaninë “Pegasus Comunication” në pronësi të Endri Meksit, i cili njihet dhe dihet që është ortak dhe mik i Edi Ramës. Ishin bashkë ata që kërkuan të merrnin koncesionin e TVSH”.

“Pasi nuk ia dolën për shkak të presionit të lartë politik dhe publik, morën nën kontroll lojërat e fatit. Të dy ata bashkë kanë përfituar koncesionin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të lojërave të fatit, duke pasur totalisht nën kontroll lojërat ë fatit, dhe çfarë është më e rrezikshmja duke krijuar një skemë të pastrimit të parave të pista…”.

Kjo ka qenë fjala e ish-Kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 13:42
Login to post comments