Për thënien e kryeministrit Edi Rama për vdekjen, teksa i përgjigjej një qytetari, i cili i kërkonte llogari për “shëndetësinë falas”, ka reguar edhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka.
“Rama në Lezhë, flet për vdekjen si filozof: “Në fund dy metra dhe na mbeten”! Frikë nga përgjegjësia, frikë nga dështimi, frikë nga mallkimi, frikë nga vdekja!”
“Optimizëm “allaRama” me dy metra dhe që ua tregon shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve! Çliroje mendjen dhe shpirtin Edi! Dorëhiqu! Pusho në paqe!’”,- shkruan Nard Ndoka përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.